Aktualitet

Aksident në mes të Tiranës, makina përplas 75-vjeçarin. Pamjet e të moshuarit të shtrirë në mes të rrugës

24 Shtator 2020, 17:38 Nga DOSJA
Aksident në mes të Tiranës, makina përplas

TIRANË– Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku një makina ka përplasur një këmbësor, rreth 75 vjeç. I moshuari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI PARAPRAK:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll