Aktualitet

Pse pritën për të vrarë në muzg? Mbi 5 orë negociata, si vendosën ta ekzektonin brenda në banesë të moshuarin në Elba

24 Shtator 2020, 17:24 Nga DOSJA
Pse pritën për të vrarë në muzg? Mbi 5 orë

ELBASAN– Lefter Zhidru është ekzekutuar nga forcat RENEA pasi prej orësh terrorizonte qytetin e Elbasanit. Për më shumë se 5 orë efektivët e Policisë së Shtetit negociuan për dorëzimin e tij, megjithatë ofertat e tyre u hodhën poshtë nga 71-vjeçari. 

Pas shumë orësh pritje, Policia vendosi që të ndërhynte kur ora shënonte 18:00, duke hyrë në banesën e tij dhe duke e vrarë në vend. Por pse pritën deri në orën 18:00? I moshuari nga Elbasani, u vra vetëm pak momente pasi në vend ra muzgu. Kjo pasi me të rënë nata, efektivët e Policisë nuk do të kishin më fushëpamje për të ndjekur me kujdes veprimet e tij, dhe i druheshin edhe një sulmi tjetër nga ballkoni i banesës. 

Dhe nuk gabuan! I moshuari kishte në banesën armën kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll