Aktualitet

RENEA e kishte rrethuar jashtë, 71-vjeçari tallej me efektivët: Më lidhni dritat se po shoh lajmet!

24 Shtator 2020, 18:03 Nga DOSJA
RENEA e kishte rrethuar jashtë, 71-vjeçari tallej me efektivët:

ELBASAN– Lefter Zhidri, 71 vjeçari që u ekzekutua nga Forcat RENEA duket se ka pasur kohë dhe të bënte humor teksa po qëndronte i ngujuar në banesën e tij që e kishte me qera prej 5 vitesh.

I moshuari është tallur me Uniformat Blu, pasi edhe pse shtëpinë e tij e kishin rrethuar forcat RENEA, ai ishte duke parë lajmet dhe kërkoi rikthimin e energjisë elektrike.

Mirëpo kjo zgjati shumë pak pasi RENEA e ka ekzekutuar.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll