Aktualitet

E telefonoi djali nga jashtë, vajza i tha ‘Dorëzohu’/ Telefoni iu gjet i thyer në banesë, DETAJET nga ekzekutimi i Lefte

24 Shtator 2020, 17:55 Nga DOSJA
E telefonoi djali nga jashtë, vajza i tha ‘Dorëzohu’/

ELBASAN– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 71-vjeçarit që terrorizoi qytetin e Elbasanit.

Telefoni i Lefter Zhidrus është gjetur në tokë i thyer, në apartamentin ku jetonte prej 5 vitesh me qera. Nuk dihet nëse e ka thyer vetë telefonin, apo nga shpërthimi dhe të shtënat.

RENEA tentoi që ta bindte Lefter Zhidrun përmes vajzës së tij, 13-vjeçe të cilën e nxori poshtë pallatit përballë dritares së katit të dytë ku qëndronte 71-vjeçari.

“Babi dorëzohu, babi dorëzohu” ishin thirrjet e vajzës poshtë dritares, por i ati nuk doli asnjëherë në dritare dhe i injoroi thirrjet.

Të njëjta përpjekje bëri dhe djali që ndodhet në Greqi duke dashur që ta bindte duke e telefonuar, por ishte e kotë.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll