Aktualitet

Të panikosur, nën ankth/ Pas 5 orësh ngujim, dalin banorët e pallatit ku Lefter Zhidru ‘luftoi’ me policinë

24 Shtator 2020, 17:14 Nga DOSJA
Të panikosur, nën ankth/ Pas 5 orësh ngujim, dalin banorët e

ELBASAN-Pas 5 orësh ngujim banorët e pallatit ku po qëndronte Lefter Zhidru kanë dalë nga banesat. Ishte policia ajo e cila bëri lëvizjen e qytetarëve të cilët të panikosur kanë shpejtuar të ikin nga vendi i ngjarjes. Ata po qëndronin pa lëvizur sipas udhëzimeve të efektivëve të pranishëm në operacion.

Shumica nxitojnë të dalin, nën ankth por dhe të çliruar pas marrjes fund të një prej episodeve më të dhunshme të këtij viti.

Banorët kanë shprehur frikë për ngjarjen, por pa dhënë detaje të shumta mbi viktimën.

71-vjeçari me origjinë nga Xarra e Sarandës jetonte në zonën ‘Kthesa e Sarës’ në Elbasan. Prej 5 vitesh ai kishte migruar nga Saranda në Elbasan dhe në lagjen e tij njihej si tip problematik. Zhidru ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka dhe një vajzë 14-vjeçare, mirëpo jetonin në të njëjtën banesë. Kjo është gruaja e tij e tretë, ndërsa me martesat e mëparshme ka dy fëmijë.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e pallatit lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan banoret e pallatit lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll