Aktualitet

Punonte për Reuters/ Ndërron jetë fotografi i njohur Arben Celi

24 Shtator 2020, 18:11 Nga DOSJA
Punonte për Reuters/ Ndërron jetë fotografi i njohur Arben Celi

TIRANË- Ditën e sotme ka humbur jetën fotografi i njohur Arben Celi. Arben Celi ishte një nga fotoreporterët më të mirë dhe më të vjetër në vend. Celi ka punuar për një kohë të gjatë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, ku lajmin e e jepte vetëm nëpërmjet fotove.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë ku dhe kanë përlotur rrjetin nëpërmjet postimve që kanë bërë. 

“E takova para disa ditësh kur po protestonin naftëtarët te Ministria e Energjitikës. Si gjithmonë me aparat në dorë për të dokumentuar ngjarjen dhe buzagaz e plot batuta. E pyeta pse ishte pa maskë mes protestuesve. Ma ktheu me humor se s’kishte cfarë i bënte Covid, ndihej më në formë se kurrë. Sot mësoj lajmin e trishtë të ndarjes së papritur nga jeta si pasojë e një infarkti.”- ka shkruar një nga miqtë e tij. 

“Do na mungojë mirësia dhe arti yt Ben. Familjes dhe miqve te tu do i mungosh ti”– shkruan një tjetër. 

Në rrethin e gazetareve Arben Celi njihej si një njeri fjalëpakë, por që me anë të fotos që realizonte tregonte shumë. 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben celi arben celi

Sondazh

Poll