Aktualitet

Vrasja e Klevis Kapllanit/ 33-vjeçari strehoi në shtëpinë e tij personin me rrezikshmëri të lartë kriminale, iu zhduk edh

24 Shtator 2020, 11:53 Nga DOSJA
Vrasja e Klevis Kapllanit/ 33-vjeçari strehoi në shtëpinë

RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, ngjarje kjo që ndodhi më 15 shtator. Mësohet se para ekzekutimit Kapllani strehoi në banesën e tij një person të rrezikshëm, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Kjo është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave, ku  ka rezultuar se në ditët e para të shtatorit në banesën e tij 33-vjeçari është strehuar personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ka dyshime se Kapllani mund të ketë bashkëpunuar me të kërkuarin për disa ngjarje kriminale të ndodhura në muajt e fundit në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë. Përveç strehimit Kapllani dyshohet se ka transportuar me makinë të shumëkërkuarin.

Po kështu, 3 ditë para vrasjes, 33-vjeçari u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim disa personave ende të pa identifikuar, me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer në datën 14 shtator. Por, makina luksoze nuk u kthye asnjëherë në banesën e tij.

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë më 15 shtator në orën 06:00 të mëngjesit brenda makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në komisariat kushëriri i viktimës, me inicialet F.Th. Ai dyshohet se ka lidhje me krimin por ende nuk dihet saktësisht se si është përfshirë. Tabulatet telefonike dhe dëshmitë, pritet që të hedhin dritë mbi ekzekutimin me 14 plumba të Kapllanit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet klevis kapllani klevis kapllani ekzekutohet klevis kapllani klevis kapllani

Sondazh

Poll