Aktualitet

”Zotëri, largohuni nga TROTUARI”, mbi 4 të shtëna dëgjohen në Elbasan, dalin DETAJE nga përplasja me armë në Elbasan

24 Shtator 2020, 11:41 Nga DOSJA
”Zotëri, largohuni nga TROTUARI”, mbi 4 të shtëna

ELBASAN- “Zotëri, largohuni nga trotuari”, këto janë thirrjet që vijnë nga lagjia ’11 nëntori’ në qytetin e Elbasanit. Kanë qenë 2 furgona të Shqiponjave që kanë qenë të parkuar buzë trotuarit, dhe më pas kanë ardhur përforcime nga Forcat e Ndërhyrjes të Shpejtë.

Në këtë moment, efektivët kanë tentuar të ndërhyjnë për të bërë një arrestim, por janë hasur në një kundërpërgjigjie me armë zjarri nga një person, i identifikuar se Lefter Zhidru. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna breshëri.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll