Aktualitet

“Jam italian”/ Tentoi t’ia hidhte paq me policët britanikë, 22-vjeçarin shqiptar e lë në baltë gjuha, i

24 Shtator 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Jam italian”/ Tentoi t’ia hidhte paq me policët

BRITANI E MADHE- Kleris Harizi është një shqiptar i cili u kap nga policia britanike duke përdorur një indetitet tjetër, si shtetas italian.

22-vjeçari shqiptar po lëvizte me një makinë tip “Vauxhalla Astra”, kur policia e ndaloi dhe i kërkoi mjetin e indetifikimit. Ai ishte duke lëvizuar me nje pasaportë italiane të rremë, pasi në të vërtetë është me shtetësi shqiptare. Por në momentin kur njëri nga oficerët e policisë fliste italisht dhe pasi i drejtoi një  pyetje në gjuhën italiane ai nuk mundi të  përgjigjej.

Pasi u arrestua, 22-vjeçari ka treguar indetitetin e  tij të vërtetë dhe ka kërkuar falje. Gjykatësi i çështjes e dënoi atë me 6 muaj burg, pasi sipas tij nuk ka pasur qëllime shumë të këqia në përdorimin e pasaportës italiane dhe kjo ështe vepra e parë penale që ka kryer.

Ju nuk e keni përdorur identitetin për asgjë tjetër përveç marrjes në pyetje, njerëzit e tjerë i përdorin ato për çështje shumë më serioze, kështu që gjykatat marrin vendime shumë serioze për shkeljeje të tilla, por jo për këtë.”- ka thënë gjykatësi italian.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kleris harizi shqiptari ne pasaport italiane kleris harizi shqiptari ne pasaport italiane

Sondazh

Poll