Aktualitet

Ndërpritet seanca plenare! Ruçi nxjerr jashtë Alimadhin, deputeti “ngulet” në foltore: E di se ç’të bëj apo jo? Kry

24 Shtator 2020, 09:34 Nga DOSJA
Ndërpritet seanca plenare! Ruçi nxjerr jashtë Alimadhin,

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta. Pas përplasjes së Rudina Hajdarit me Elisa Spiropalin, kësaj here ishte deputeti Adriatik Alimadhi që vazhdoi debatin. Teksa u ngjit në foltore pa iu miratuar koha për të folur nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, Alimadhi u përplas me të. “Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?”,-tha Alimadhi. 

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.

Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja. “Zoti Gjuzi, largohu, tha Ruçi”.

Ruçi ka vijuar duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.

Seanca është ndërprerë dhe pritet të rinisë në orën 12:45.

Lajmi kryesor: Kuvendi nis me debate  ‘të zjarrta’ për hapjen e listave, në rend dite edhe betimi i Evis Kushit si ministre

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi gramoz ruci seanca plenare 24 shtator 2020 adriatik alimadhi gramoz ruci seanca plenare 24 shtator 2020

Sondazh

Poll