Sport

Douglas Costa është “çelësi” për të arritur goditjen e madhe, Juventus mendon për sulmuesin e talentuar

23 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Douglas Costa është “çelësi” për të

ITALI– Pasi ka siguruar Alvaro Morata-n, Juventus po përgatitet të përforcohet akoma më shumë, veçanërisht në krahun e djathtë të mesfushës dhe sulmin. Emri më i përfolur është i Federico Chiesa-s, i cili po ndiqet prej kohësh nga drejtuesit torinez.

Sipas “Tuttosport”, operacioni mes Fiorentinas dhe Juventus për lojtarin mbetet akoma i mundur, por gjithçka mund të varet nga e ardhmja e brazilianit Douglas Costa. E përditshmja sportive ka shkruar se shitja e mundshme e Costa-s mund t’i hapë rrugën sulmit të Juventus-it për yllin italian.

Fiorentina kërkon 60 milionë euro, por Juventus mund edhe të provojë ta huazojë me detyrimin e blerjes. Gjithmonë nëse negociatat për Douglas Costa do të mbyllen me sukses.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiesa douglas costa fiorentina juventus chiesa douglas costa fiorentina juventus

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2020, 17:39

SHKUP– Tottenham drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë në Shkup përballë skuadrës shqiptare, Shkëndija e Tetovës për raundin e tretë kualifikues të Europ...