Sport

S’do qeveria të “hapë qepenat” e futbollit, ‘goli’ vjen nga Presidenca: Futbolli shqiptar është krenaria j

23 Shtator 2020, 18:36 Nga DOSJA
S’do qeveria të “hapë qepenat” e futbollit,

TIRANË-Në kohën kur u mendua se do të gjendej një rrugë bashkëpunimi për ta kthyer futbollin në fushat e lojës, jo thjesht për një dalje sa për të dhënë mesazhin e për tu kthyer në dhomat e zhveshjes, gjërat kanë mbetur të pandryshuara, të paktën për momentin. Fjalët e artikuluara nga presidenti i Ligës Edvin Libohova bllokojnë futbollin akoma, duke e lënë zgjidhjen të duket akoma larg.

Klubet e Superiores janë të vendosura të bojkotojnë kampionatin e ardhshëm, në rast se nga Kuvendi nuk miratohen 4 pikat e parashtruara prej tyre. Deri më tani ka pasur një “luftë nervash” ndërmjet qeverisë dhe Ligës Profesioniste dhe asnjë vendim nuk është marrë për të ardhmen e futbollit,duke shqetësuar edhe presidentin e vendit Ilir Meta i cili si shumë persona të tjerë i ka bërë thirrje qeverisë që përmes dialogut të gjejë gjuhën e përbashkët në mënyrë që futbolli të fillojë sa më shpejt.

POSTIMI I ILIR METËS

Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama ilir meta liga profesioniste edi rama ilir meta liga profesioniste

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2020, 17:39

SHKUP– Tottenham drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë në Shkup përballë skuadrës shqiptare, Shkëndija e Tetovës për raundin e tretë kualifikues të Europ...