Politike

Vaksina e COVID-19/ Manastirliu: Qeveria shqiptare është gati të paguajë, do jetë falas, në fazën e parë do t’u sh

23 Shtator 2020, 19:37 Nga DOSJA
Vaksina e COVID-19/ Manastirliu: Qeveria shqiptare është gati të

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha sot në mbrëmje në emisionin ‘Real Story’ se qeveria shqiptare në fazën e parë të sigurimit të vaksinës pas certifikimit, do të mundësojë vaksinim për 20% të popullatës, pra për 567 mijë qytetarë, në fazën e parë të testimit.

Më tej ministrja dha lajmin e mirë se vaksina do të jetë falas për të gjithë popullatën, por pas fazës së parë.

Manastirliu tregoi gjithashtu se Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, do të jetë ai që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë që do të vaksinohen.

“Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna...”, tha ministrja.

Manastirliu theksoi se qeveria shqiptare do ta sigurojë vaksinën ashtu sicc po e marrin dhe vendet e tjera të BE-së.

Popullata do versionin dhe opsionin më të shpejtë dhe më të sigurt. Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën. Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t’u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhuar, është fiks 20% e pollatës, pra 567 mijë qytetarë. Do të jetë falas për të gjithë popullatën’- u shpreh Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manasitrliu vaksina kunder covid-19 ogerta manasitrliu vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll