Aktualitet

FOTOT/ Rikthehet “Policia Gri” në rrugën e Kombit, Rama u betua se struktura do të shkrihej, por “efektivët” e ARRSH

23 Shtator 2020, 17:44 Nga DOSJA
FOTOT/ Rikthehet “Policia Gri” në rrugën e Kombit, Rama u

KUKËS– Ishte fushata elektorale e vitit 2017, kur kryeministri Edi Rama bëri disa herë një premtim që trazoi jo pak opinionin publik. Duke akuzuar LSI-në për vënie gjobash ndaj qytetarëve deklaroi se do ta shkrinte Task Forcën e Transportit Rrugor, e quajtur ndryshe dhe si “Policia Gri’. Në atë kohë ajo varej nga Ministria e Transportit që drejtohej nga LSI.

Më 15 shtator 2017, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, asokohe Damian Gjiknuri firmosi urdhrin për pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ose e njohur ndryshe si “policia gri”.

Megjithatë Dosja.al ka siguruar sot një foto të një makinë të Task Forcës së Transportit Rrugor pikërisht në rrugën e Kombit duke ushtruar kontrolle në terren. Pas shkrirjes, kompetencat e tyre i kaluan Policisë Rrugore, por mesa duket ka ndryshime. 

Po çfarë është Policia gri?

Struktura përbëhet prej 110 inspektorësh, që kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e rregullave në transportin rrugor. Këta inspektorë që vishen me uniform policie ngjyrë gri, qëndrojnë kryesisht në rrugët kombëtare për të kontrolluar automjete e rënda që transportojnë mallra dhe pasagjerë.

Arsyet e pezullimit të ‘policisë gri’ ishin pasi kishte kontrolle në vende rastësore edhe pse rregulloja e lejonte që të ndodhte në vende të posaçme, ndërsa një tjetër ishte dhe mbivendosja që i bëhet këtyre kontrolleve me shërbimet që kryen policia rrugore dhe ajo tatimore, çka sjelle pengesa në punën e operatoreve të transportit deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore.

(a.b./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia gri rruga e kombit policia gri rruga e kombit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 16:37

GREQI– Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek ‘Open’ ka paralajmëruar se cikloni që goditi Greqininë gjatë dirëve të fundit do të...

Aktualitet 23 Shtator 2020, 15:21

TIRANË– Shqipëria nuk është e interesuar për burgje private. Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private me pretendimin se nuk ka pasur inte...