Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër, i dënuar për shpërndarje droge, në pranga edhe bashkëpunëtori 26-vjeçar

23 Shtator 2020, 12:27 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër, i dënuar për

SHKODËR– Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Odri ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi akuzohet se ka mbështetur dhe përkrahur Odrin në shpërndarjen e lëndëve narkotike. 26-vjeçari akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë Shkodër: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim. Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me  3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjokë odri shkoder gjokë odri shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 10:45

VLORË– Punonjësi që ka mbetur i plagosur në Kaninë pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor është punonjësi dhe shoferi i firmës “Gener 2”, që po punon në kanti...