Aktualitet

Arrestohet 14-vjeçari në Shijak, qarkullonte me pistoletë “Zastava” në çantë

23 Shtator 2020, 11:50 Nga DOSJA
Arrestohet 14-vjeçari në Shijak, qarkullonte me pistoletë

DURRËS– Një 14-vjeçar me inicialet A.V., është vënë në pranga. I mituri, banues në Sallmone, Shijak është pikasur në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik nga forcat policore dhe ekipi “Shqiponja, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Për pasojë 14-vjeçari është vënë në pranga, dhe akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. Duke qenë se i arrestuari është i mitur, sipas Kodit Penal, 14-vjeçari e kryen dënimin në shkollë riedukimi dhe në kushte të tjera.

Njoftimi i policisë Durrës. Vijon zbatimi i Planit të Masave në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat, kapjen e personave në kërkim dhe atyre mbajnë armë zjarri pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet. Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”. Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 14 vjecari me arme ne shijak durres arrestohet 14 vjecari me arme ne shijak durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 10:45

VLORË– Punonjësi që ka mbetur i plagosur në Kaninë pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor është punonjësi dhe shoferi i firmës “Gener 2”, që po punon në kanti...