Aktualitet

Magazinat plot me nargjile, dalin pamjet nga operacioni i zhvilluar në Tiranë që prangosi ekonomisitin dhe bashkëpunëtorin

23 Shtator 2020, 10:18 Nga DOSJA
Magazinat plot me nargjile, dalin pamjet nga operacioni i zhvilluar në

TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni “Nargjile”, që vuri në pranga dy persona në Tiranë, të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Leonard Runa ekonomist në një kompani private dhe Romarjo Omeri janë vënë në pranga pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh, vulash, stampash, formularësh dhe kontrabandë mallrash. Rolin kryesor në këtë ‘punë’ e ka pasur Runa, ndërsa Omeri ka qenë bashkëpunëtori i tij. Në kërkim janë shpallur edhe personat me iniciale:S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile).

Videoja e publikuar nga Policia e Tiranës tregon edhe magazinat me mallrat kontrabandë.

Njoftimi i Policisë

Tiranë. Vijon operacioni policor i koduar “Nargjile”. Goditet një tjetë rast në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sekuestrohen nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera. Vihet në pranga 2 shtetas, dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim . Në vijim të operacionit policor “Nargjile” finalizuar rreth 1 viti me parë, ka vijuar puna me hetime më të thelluara nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke goditur një tjetër rast , ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve : •R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile). Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera. Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard runa operacioni per falsifikim dokumentesh romarjo omeri tirane leonard runa operacioni per falsifikim dokumentesh romarjo omeri tirane

Sondazh

Poll