Politike

Heqja e koalicioneve?! Gjiknuri: S’i cenojmë votat e kundërshtarëve. Nëse kodi s’votohet më 30 shtator, prodhohet krize

22 Shtator 2020, 20:42 Nga DOSJA
Heqja e koalicioneve?! Gjiknuri: S’i cenojmë votat e

TIRANË- Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri deklaroi se nga koalicionet nuk cënohen votat e kundërshtarëve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’, Gjiknuri tha se nëse në 30 shtator nuk votohet Kodi Zgjedhor, do të prodhohet një krizë e re politike. “Nuk copëtojmë votat e kundërshtarëve. Është barazi. Ne hyjmë me rregulla, dhe të gjithë kanë listat e tyre.”, tha Gjiknuri.

Duke u ndalur tek afati i vënë dhe ndaj opozitës jashtëparlamentare, Gjiknuri tha se: “Kush është jeta; Të shantazhohemi dhe të krijojmë krizë në Kushtetutë duke mos zbatuar ndryshimet kushtetuese dhe mos e bërë vendin me një legjislacion për zgjedhjet? Kjo nuk shkakton krizë më të madhe. Këto janë situata jo tipike, por ky është një rrisk i kalkuluar. Ti merr një vendim që të buron nga detyrimi kushtetues, edhe pse nuk mund të mos ta pëlqejnë të gjithë. S’ka vendimmarrje ku të gjithë janë të lumtur. Pse këta kujtojnë se pse po del njëri kundër e tjetri po ashtu kundër. Partitë politike kur bëjnë ligje elektorale nisen nga interesat e tyre, kur thyhen parimet, mosadokrdësia vjen dhe nga institucionet e tjera. Nëse interesi politik, palët e gjejnë, apo maxhoranca e votave që e reflekton dhe interesin politik të çastit, kjo është normale. S’ka asgjë të panjohur për këtë.”

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik damian gjiknuri keshilli politik

Sondazh

Poll

Politike 22 Shtator 2020, 20:00

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komunikuar live me Tiranën nga Libani, ku edhe ka shkuar për të ndjekur nga afër operacionin për rikthimin ...

Politike 22 Shtator 2020, 19:33

TIRANE– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri gjatë intervistës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” deklar...