Politike

“Maxhoranca ka dalë huq me ndryshimet kushtetuese”, Bylykbashi: Rama, një kryetar i OSBE që është gati të shkelë çdo

22 Shtator 2020, 20:28 Nga DOSJA
“Maxhoranca ka dalë huq me ndryshimet kushtetuese”, Bylykbashi:

TIRANË- Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se maxhoranca ka dalë huq totalisht me ndryshimet kushtetuese.

Bylykbashi tha se Shqipëria ka për kryeministër një kryetar të OSBE-së, që është gati të shkelë çdo standard.

“Propozimi ynë është ligji elektoral aktual. ne mbështesim formulën ekzistuese konsensuale, në ligjin aktual. Ky ligj është miratuar me konsensus më 2003. Kjo formulë është konsensuale që prej 17 viteve. Ne nuk kemi draft alternativ. Ne të gjithë partitë e tjera, përpos PS-së, të gjitha mbështesin formulën ekzistuese konsensuale që është në fuqi. ODIHR nuk ka thënë se ky model është problem apo nuk është transparent. PS do të ndryshojë modelin mënyrën sesi garojnë konkurrentët e vet. Nuk ka propozim nga OSBE ODIHR për ndryshim të formulës së koalicioneve.  Maxhoranca ka dalë huq me ndryshimet kushtetuese. Kanë bërë një ndryshim që nuk është ndryshim. Kemi gati një kryetar të OSBE që është gati të shkelë çdo standard”, tha Bylykbashi.

Marrë nga: BallanWeb 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 22 Shtator 2020, 20:00

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komunikuar live me Tiranën nga Libani, ku edhe ka shkuar për të ndjekur nga afër operacionin për rikthimin ...

Politike 22 Shtator 2020, 19:33

TIRANE– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri gjatë intervistës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” deklar...