Politike

22 Shtator 2020, 20:00 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komunikuar live me Tiranën nga Libani, ku edhe ka shkuar për të ndjekur nga afër operacionin për rikthimin në Shqipëri të grave dhe fëmijëve që kanë mbetur në kampin e Al-Holit.

I pranishëm në emisionin “Open” ishte dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili e akuzoi ministrin se për më shumë se një vit nuk kishin bërë asgjë për t’i rikthyer në Shqipëri. 

Akuzat e Shehajt kanë nervozuar ministrin, i cili u shpreh hapur se nuk e kishte për detyrim ligjor kthimin e të miturve në Shqipëri.

Unë erdha për humanizëm këtu, nuk e kam fare për detyrim ligjor,”-tha Lleshaj, megjithatë e kapi në kohë “gafën” duke shtuar se përveçse detyrim human, kishte shkuar në Liban edhe si ministër i Brendshëm.  

SHERRI NË STUDIO:

Lleshaj: Çdo diskutim politik çdo tentativë është tendencë për t’i dhënë nuancë toksike. Mundohu të jesh më relaist dhe jo kaq cinik.

Shehaj: E keni detyrim ligjor, kjo është arsyeja, shteti shqiptar e ka për detyrë t’i sjellë këtu, është skandal.

Lleshaj: Kam ardhur për arsye humanitare kam ardhur këtu.

Shehaj: Ju s’po bëni asnjë nder, e keni për detyrë të shkoni.

Lleshaj: Nuk më intimidon mua unë kam ardhur këtu se e ndjej përgjegjësi. Aty janë 70 mijë veta nga vende të botës dhe shumë vende të zhvilluara që se kanë bërë që t’i kthejnë. Është për të ardhur keq, unë e kam pritur Alvin Berishën e kemi dorëzuar në ambasadën e italisë. Nuk kam ardhur për të marrë kredite, s’ kam bërë asnjë njoftim publik. S’kam ardhur Për zhurmë e show. Po bëj maksimumin, se di se si do të jetë rezultati. Thjesht di që po bëjmë maksimumin, se ku do të shkojmë një zot e di.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron shehaj kampi i al-howl sander lleshaj agron shehaj kampi i al-howl sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 22 Shtator 2020, 19:33

TIRANE– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri gjatë intervistës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” deklar...