Politike

Pse zgjodhi LSI dhe jo PS, Shehaj: Jam propozuar për deputete!

22 Shtator 2020, 20:01 Nga DOSJA
Pse zgjodhi LSI dhe jo PS, Shehaj: Jam propozuar për deputete!

TIRANË- Brisida Shehaj, ish drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, aktualisht drejtoreshë informacioni në RTV Ora, i rikthehet politikës aktive.

Ajo do të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti sipas së cilës mund ta kandidojë edhe për deputete në zgjedhjet e ardhshme. Shehaj konfirmoi se është propozuar nga LSI si kandidate për deputete.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sonila Meço: Brisida Shehi, përfaqësuese e LSI-së. Je ende drejtoreshë programacioni në RTV Ora, që kuptohet se do ta lësh fushën politike.

Brisida Shehaj: Në një moment të dytë.

Sonila Meço: Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?

Brisida Shehaj: Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

Sonila Meço: Pse LSI? Nga Brisi i Tatimeve.

Brisida Shehaj: E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët. Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet “Nano ik”. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë.

Sonila Meço: Pse zgjodhe LSI?

Brisida Shehaj: Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste…”

Marrë nga: .oranews.tv

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike brisida shehaj brisida shehaj

Sondazh

Poll

Politike 22 Shtator 2020, 20:00

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komunikuar live me Tiranën nga Libani, ku edhe ka shkuar për të ndjekur nga afër operacionin për rikthimin ...

Politike 22 Shtator 2020, 19:33

TIRANE– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri gjatë intervistës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” deklar...