Politike

22 Shtator 2020, 19:33 Nga DOSJA

TIRANE– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri gjatë intervistës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” deklaroi se Partia Demokratike nuk pranon asnjë nga rekomandimet e OSBE ODIHR-it, qëndrim ky që mund të ndikojë në krizën politike.

Gjiknuri më tej është shprehur se qeveria ka plotësuar të gjitha pikat që kërkoi opozita jashtë-parlamentare, në atë që u quajt marrëveshja e 5 qershorit e se kjo parti nuk mund të pranojë asnjë krizë.

Mbledhja përfundoi pa ndonjë rezultat. Palët erdhën me të njëjtat propozime. Mbledhja zgjati 2 orë dhe u përsëritën të njëjtat debate. Qëndrimet e palëve janë krejt të ndryshme. Kemi situatë të re, që është miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, që flet për ndryshime në Kod. Ne kishim rekomandime të ODIHR. Fatkeqësisht i lamë mënjanë rekomandimet e ODIHR për të arritur marrëveshjen e 5 qershorit, që e donte opozita e bashkuar jashtë parlamentit.Këshilli Politik është i rëndësishëm, por ky këshill nuk mund të kthehet në arsye për krizë politike në vend. PD duhet të hyjë në këtë proces që të miratojë ndryshimet kushtetuese. PD nuk ka pranuar rekomandimet e ODIHR, duke thënë se rregullat janë politike e të tilla justifikime.’- u shpreh Gjiknuri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll