Politike

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit, ligji pritet të kalojë për miratim në Kuvend

22 Shtator 2020, 18:11 Nga DOSJA
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit, ligji pritet

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë vendosi të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta mbi ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezion. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë konstatuan se arsyet e kthimit të ligjit të Presidentit nuk janë të bazuara në Kushtetutë.

Ky ligj do kalojë në senacën e radhës plenare duke kundërshtuar kthimin e Presidentit, pasi sipas raportit të Komisionit të Ekonomisë Presidenti, Meta e ka interpretuar keq atë.

Presidenti e ka interpretuar ligjin si organizëm të ri territorial në kuadër të vetëqeverisjes vendore. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore sipas mazhorancës qeveritare.

Ky ligj pritet të kalojë në Kuvend, këtë të enjte më datë 24 shtator.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll