Aktualitet

Kontrollonte çdo lëvizje dhe punonte pa gabime! Fitoi besimin e Eldi Dizdarit, kush është Rexhino Ibrahimi, i riu nga Durrë

22 Shtator 2020, 17:51 Nga DOSJA
Kontrollonte çdo lëvizje dhe punonte pa gabime! Fitoi besimin e Eldi

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me rolet e pjesëtarëve të grupit kriminal të shqiptarëve, që menaxhonin trafikun më të madh të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë me në krye Eldi Dizdarin. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se Rexhino Ibrahimi, sipas dosjes italiane, menaxhonte trafikun e drogës nga Holanda në Itali, duke u përqëndruar më së shumti në zonën e Perugias.

Duke marrë parasysh se tonelatat e drogës duhet të shpërndaheshin në të gjithë Italinë dhe jo vetëm, çdo zonë kishte koodinatorin e saj. Qytetin e Perugias e ka pasur nën kontroll, ndërsa në Torino në krye të detyrës ishte Elvis Jaupaj.

Në dosjen e prokurorisë së Firences thuhet se: “Rexhino Ibrahimi ka dalë në dritë për pjesmarrjen e tij, në një shoqëri të fuqishme kriminale me synim trafikimin e drogës, kryesisht kokainë në nivel, ndërkombëtar i përbërë ktyesisht nga shqipetarë. Sasi të mëdha droge u transportuan në mënyrë të përsëritur nga Ekuadori, Amerika e Jugut në Holandë dhe prej andej në Itali dhe në vende të tjera të Evropës. Rexhino Ibrahimi,është i njohur kryesisht për transportimin e pakove të mëdha të kokainës, disa herë në Perugia Itali. Kjo ka ndodhur më 8 korrik 2016 kur rreth 7 kg kokainë nga një transport prej 10 kg të drejtuar nga korrieri “Luca” në Itali, u dorëzuan dhe u futën në Perugia, për llogari të Rexhino Ibrahimit. Më datë 28 gusht 2016, ndodhi përsëri ku një sasi prej 6.5 kg u kap në qytetin e Perugias, pasi ishte koordinuar për tu transportuar nga i njëjti person nga Amsterdami, Holandë në Itali.”

Disa ditë më parë, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali karteli shqiptar i droges rexhino ibrahimi itali karteli shqiptar i droges rexhino ibrahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 16:34

TIRANE– Ngjarja që ndodhi në Shkup, ku maqedonasit provokuan shqiptarët me thirrje raciste bëri xhiron e rrjetit.Adnan Avdula ishte një nga dasmorët shqiptarë q...