Aktualitet

Lëvizte me makinë të blinduar, kolonelit të “hekurt” që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin i sekuestrohet mjeti, s

22 Shtator 2020, 17:16 Nga DOSJA
Lëvizte me makinë të blinduar, kolonelit të

ELBASAN– Ish-shefi i Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni është ndaluar pasditen e sotme nga uniformat blu. Koseni ka rënë “pre” e një pike kontrolli, e cila ka konstatuar se mjeti me të cilin ai lëvizte ishte i blinduar. Makina është sekuestruar menjëherë ndërsa vetë Koseni është shoqëruar nga Policia në Komisariat dhe më pas është lënë i lirë.

Koseni në vitin 1997 ka mbajtur postin e Komisarit të Peqinit, duke u bërë i njohur për publikun për arrestimin e emrave të personazheve më famëkeq të botës së krimit ato kohë.

Ai i vuri prangat Nehat Kullës dhe Tan Kateshit, ndërsa u promovua si drejtor dhe drejtoi punën për 5 komisariate. Por ai u pezullua nga detyra për më shumë se 10 vite pasi akuzohej se  ndaj të prangosurve ushtronte tortura me pasoja të rënda. 

Nuk dihet përse Koseni qarkullonte me një mjet të tillë, i cili tashmë është “parkuar” në ambientet e Policisë së Elbasanit. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond koseni sekuestrohet makina e edmond kosenit edmond koseni sekuestrohet makina e edmond kosenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 16:34

TIRANE– Ngjarja që ndodhi në Shkup, ku maqedonasit provokuan shqiptarët me thirrje raciste bëri xhiron e rrjetit.Adnan Avdula ishte një nga dasmorët shqiptarë q...