Aktualitet

Apeli shpall fajtorë tre gjyqtarët e Durrësit që panë “El Classico”-n me lekët e biznesmenit, dënimi konvertohet në

22 Shtator 2020, 10:42 Nga DOSJA
Apeli shpall fajtorë tre gjyqtarët e Durrësit që panë

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për 3 gjyqtarët e Durrësit Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, të cilët akuzohen se me paratë e biznesmenit Namik Sadiku panë derbin “Real Madrid-Barcelona”.

Mësohet se Apeli i shpallur fajtorë për akuzën e korrupsionit, por dënimin e kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e ka konvertuar në shërbim prove. Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin Namik Sadik, financuesi i gjyqtarëve, që gjithashtu u akuzua për korrupsion Aktiv. Gjithashtu, për tre vite, gjyqtarët nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion publik.

Më herët, Krimet e Rënda kanë kërkuar 3 vite burg për Petrit Çenon dhe Petraq Dhimitrin, ndërsa për Kliton Spahiu 3.6 vite heqje lirie. Organi i akuzës, për biznesmenin Namik Sadiku, ka kërkuar burg për 2 vite. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej 1/3 e dënimit.

Gjyqtarët u vunë në hetim katër vite më parë, pasi u dyshua se me paratë e biznesmenit Sadiku kanë parë derbin “Real Madrid – Barcelona”. Në kohën që është bërë lëvizja për në Spanjë për të parë ndeshje, Sadiku ishte nën hetim prej tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klinton spahiu namik sadiku petraq dhimitri petrit ceno klinton spahiu namik sadiku petraq dhimitri petrit ceno

Sondazh

Poll