Aktualitet

“Jam TRIMI i 5 majit”/ Rexhep Gjeli rrëfen sesi u plagos me plumb në këmbë nga vëllai i Markeljan Cungut: S’kemi patu

22 Shtator 2020, 10:16 Nga DOSJA
“Jam TRIMI i 5 majit”/ Rexhep Gjeli rrëfen sesi u plagos me

TIRANË- Rexhep Gjeli rrëfen sesi u plagos nga vëllai i Markeljan Cungut mbrëmjen e 11 shtatorit në lagjen “5 maji” në kryeqytet, në ditën e lindjes së tij. Gjatë një rrëfimi për gazetaren Dorjana Bezat në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’ , Gjeli ka thënë se nuk ka patur as shoqëri të afërt me Cungun e as konflikte, por njiheshin nga rrjeti i përbashkët i shokëve.  Sipas tij, Cungu e ka thirrur në emër dhe i është prezantuar si “Trimi i 5 majit”, duke tentuar që ta qëllojë direkt, por i riu i ka kapur pistoletën. Teksa është tentuar të largohet Cungu është hasur në ndjekjen e Gjelit, por në këtë moment Kevini është kthyer dhe e ka qëlluar.

’Mendova se do më ftonte për punë. Une merrem me makina, motora. E njoh personalisht. Edhe kështu. Shkova afër, më nxori pistoletën, Ja kapa herën e parë. Ma drejtoi nga trupi, ja largova. E mbushur ishte përderisa shkrepi. E godita pistoletën dhe shkrepi. Ai iku më pas. Tha që unë jam trim, jam trimi më i madh i 5 majit. Nuk u shamë. S’kam pas konflikte më parë. Më pas e ndoqa. S’dija ç’të bëja. Ta kap. Ai më shtinte, derisa mora plumb në këmbë. Mezi e mora veten. U zhduk më pas, kurse unë lidha këmbën. E njoftova vetë Policinë. Më çuan më pas në spital. S’kam pasur asnjë lloj kontakti me familjen e tij. Asnjë lidhje me atë person. Në lagje e njoh me shoqërinë e tij dhe timen. Vetëm si persona. Të kemi lidhje serioze s’kam fare. Nuk e di ku e ka banesën. Ky në Allias rri, 400 metra larg. Me të atin s’kam pasur muhabet. Kevin më ka folur me anë të të tjerëve. S’kemi pasur probleme. Kanë ardhur ndonjëherë në ofiçinë me shokët e vet. Shoqërues ka ardhur, s’ka pasur konflikt. S’ka pasur marrëdhënie lekësh. Problematikë janë ata vëllezërit Cungu, se dihen, kam dëgjuar domethënë. Nuk kishte dijeni që kishte armë zjarri. ‘’- tha Gjeli.

Plagosja e Rexhep Gjelit ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit në Tiranë, ku i riu u qëllua me një plumb nga Kevin Cungu, i njohur si vëllai i makthit të qytetarëve të Tiranës, Markeljan Cungu. Markeljani është vëllai i madh i Kevinit, dhe që prej moshës 5-vjeçare që ka nisur të vjedhë sende të vogla, nuk ka ndaluar më. Në moshën 8-vjeçare ai kishte realizuar mbi 400 vjedhje të qytetarëve në urbane, që ishin të regjistruara nga Policia e Shtetit por nuk u fut në burg për shkak të moshës. Ngjarja më e fundit ku u dëgjua emri i tij ishte grabitja e dy tregtarëve në Allias, ku tashmë Markeljani i rritur me armë zjarri, i shoqëruar nga persona të tjerë hyri dhe mori një shumë parash duke i kërcënuar burrë e grua për jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kevin cungu markeljan cungu rexhep gjeli kevin cungu markeljan cungu rexhep gjeli

Sondazh

Poll