Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve, nëna me dy fëmijët e mitur përfundoi në kanal

22 Shtator 2020, 09:52 Nga DOSJA
Aksident në Fushë Krujë-Vorë, plagosen dy drejtuesit e

KRUJË–  Një person i identifikuar si Gëzim Baçi, ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë pranë Urës së Gjoles.

Baçi po udhëtonte me një mjet bujqësor në momentin që është përplasur me një makinë të llojit “Mercedez Benz”, brenda të cilit ndodhej drejtuesja Fatjona Hafuzi me dy fëmijët e saj të mitur. 

Për pasojë, mjeti që drejtohej nga Hafuzi ka përfunduar në kanal, dhe mjeti bujqësor, buzë tij. Vetë Hafuzi ka marrë plagë të lehta, ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor, Baçi,  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Fëmijët nuk kanë marrë denoncim. 

Njoftimi i policisë Krujë

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje fatjona hafuzi gëzim baçi ura e gjoles aksident ne fushe kruje fatjona hafuzi gëzim baçi ura e gjoles

Sondazh

Poll