Aktualitet

E shantazhonte ish të dashurën me foto intime/ Si i ngriti kurth nëna e dy fëmijëve Dëfrim Kurtit, i la takim për t’i d

22 Shtator 2020, 09:49 Nga DOSJA
E shantazhonte ish të dashurën me foto intime/ Si i ngriti kurth

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga shantazhi me foto intime në Tiranë, ku Dëfrim Kurti kërcënoi ish-të dashurën e tij. Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga ish e dashura e Dëfrim Kurtit, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Gruaja e divorcuar ka denoncuar Kurtin, pasi ky i fundit i kishte marrë asaj celularin e më pas e kërcënonte se do t’i publikonte foto intime në rrjetet sociale, në rast se ajo nuk i jepte 150 mijë lekë në këmbim.

Pas shantazheve ish-e dashuria i ngriti kurth 30-vjeçarit. Ajo i tha atij se do ia jepte paratë dhe la një vendtakimi me të. Ndërkohë 30-vjeçarja lajmëroi edhe policinë. Por në momentin që do të bëhej dorëzimi i parave, në vendin e  ngjarjes shkoi kushëriri i tij, Afrim Kurti, i cili tashmë është arrestuar nga blutë.

Për këtë ngjarje Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe Dëfrim Kurtin. Të dy kushërinjtë akuzohen se kanë shantazhuar dhe kanosur nëpërmjet disa fotove intime gruan, për t’i marrë 150 mijë lekë. Dëfrim Kurti është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2019 ai u arrestua dhe më pas u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit Arben Gjeci.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afrim kurti defrim kurti shantazh me foto intime në tiranë afrim kurti defrim kurti shantazh me foto intime në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 08:04

TIRANË- Preken nga COVID-19 tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, si dhe një gjyqtar e një prokuror i SPAK-ut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ...