Aktualitet

Kërcënoi se do të vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit, Gjykata e Fierit lë në burg Elton Metën, i riu ka

22 Shtator 2020, 10:34 Nga DOSJA
Kërcënoi se do të vetëvritej me kallashnikov në

FIER– Elton Meta, 31-vjeçari që alarmoi familjen e tij e të gruas dhe kërcënoi se do të vetëvritej me kallashnikov, është lënë në masën ‘arrest me burg”. Vendimi është marrë sot, kur Meta ka dalë para trupit gjykues në Gjykatën e Fierit. Elton meta akuzohet për “dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje”  dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjatë seancës, 31-vjeçari është paraqitur i qetë dhe nuk ka pranuar të flasë në lidhje me çështjen e tij.

Mbrëmjen e 19 shtatorit, Elton Meta terrorizoi të gjithë fshatin Zhuoan të Fierit. Ai shkoi në shtëpinë e vjehrrit pasi nusja i kishte ikur nga shtëpia sepse dyshonte se e tradhëtonte. Në banesën e babait të nuses, Meta kanosi familjen e saj dhe mori kallashnikovin duke e vënë në fyt dhe duke kërcënuar me vetëvrasje.

Pas pesë orësh negociatash me forcat RENEA, Meta u vetëdorëzua. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton meta elton meta

Sondazh

Poll