Aktualitet

‘Pse më sheh’/ Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, lihet në burg Klodian Daçi dhe kushëriri i tij, 3 të tjerët që

22 Shtator 2020, 09:50 Nga DOSJA
‘Pse më sheh’/ Vrasja e Armando Baboçit në

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për pesë të rinjtë e arrestuar për vrasjen e Armando Baboçit, 39-vjeç dhe plagosjen e djalit të tij Erald Gjini, 19 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit.

Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar palën mbrojtëse ka vendosur që të japë masën që kërkoi Prokuroria, “arrest me burg” për ekzekutorin Klodian Daçi, 20 vjeç, dhe kushëririn e tij, Serxho Tatasi, i akuzuar si bashkëpunëtor në krim. Argit Kastrioti dhe Endri Çimo Bregu, të cilët u akuzuan për “moskallëzim krimi”, u lanë në masën “detyrim paraqitjeje”.

I vetmi që nuk ka mundur të shkojë në sallën e gjyqit është Henri Tatasi, kushëriri i autorit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku dhe është njohur dhe me masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbrëmjen e krimit, Henri Tatasi mori një plumb në brinjë.

Dosja.al ka siguruar edhe pamje nga Gjykata e Durrësit, ku katër të paraqiturit në sallën e gjyqit shihen me kokat ulur dhe me pranga në duar, teksa presin masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 shtator. Fillimisht Daçi, autori i krimit dhe djali i viktimës, Erlad Boçi u konfliktuan në berberhane për një fjalë: Pse më sheh. Pas konfliktit, Daçi ka shkuar ka marrë vëllain, Florjonin dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Erald Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij.

Aty, ngjarja u agravua dhe Daçi qëlloi me armë Armandi Boçin që vdiq dhe djalin e tij Erald Gjinin. Ky I fundit është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë njëri plumb kapi edhe kushëririn e Dacit, Tatasin që ndodhet në spital.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando baboci durres erald gjini gjykata durrës vrasja e armando babocit armando baboci durres erald gjini gjykata durrës vrasja e armando babocit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 08:04

TIRANË- Preken nga COVID-19 tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, si dhe një gjyqtar e një prokuror i SPAK-ut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ...