Shkodër/ Voltana Ademi rezulton e infektuar me COVID-19, kryebashkiakja prej një jave nuk ka shkuar në zyrë
22 Shtator 2020, 08:54Nga DOSJA
SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është e infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryebashkiakes i është marrë tamponi ditën e djeshme, ndërkohë që përgjigja ka dalë ditën e sotme.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Voltana Ademi ka temperaturë 37.5 dhe prej një jave nuk ka shkuar në zyrën e saj. Nuk dihet akoma se ku mund ta ketë marrë virusi kryebashkiakja, por dyshohet se mund të jetë infektuar gjatë takimeve me komunitetin. Ajo tashmë ndodhet e karantinuar në banesën e saj, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, ditën e sotme kanë rezultuar të infektuar edhe 3 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, një gjyqtar dhe prokuror i SPAK-ut. Sakaq, kanë rezultuar të infektuar edhe 2 punonjës të doganës së Kakavijës.
Po kështu, në Shqipëri çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se së fundmi kanë humbur jetën 2 persona dhe janë infektuar 150 të tjerë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Numri total i viktimave ka shkuar në 364.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në bazë të njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se polici...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Afrim Kurtit dhe shpalljen në kërkim të Dëfrim Kurtit, të cilët akuzohen se kanë shanta...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot Afrim Kurtin dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Dëfrim Kurti pasi akuzohen se kanë shantazhuar dhe kanos...
Aktualitet22 Shtator 2020, 08:04
TIRANË- Preken nga COVID-19 tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, si dhe një gjyqtar e një prokuror i SPAK-ut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë të Tiranës. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina, k...
TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë disa godina në zonën e Kombinatit. Disa prej tyre, ku përfshihet dhe pallati ku banon qytetarja Konstandina Koni...
KUKËS– Fjolla Morina, këngëtarja që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme gjyqësore të mos kishte kamera. ...
GJIROKASTËR- Rritet numri i të infektuarve në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas infektimit të një maturanti...
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një 50-vjeçar, Hilë Simoni është arrestuar nga policia ...