Aktualitet

Aksident tek kryqëzimi i Laknasit/ Plagosen 2 persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

22 Shtator 2020, 07:59 Nga DOSJA
Aksident tek kryqëzimi i Laknasit/ Plagosen 2 persona, nisen me

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë të Tiranës. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ku janë plagosur një nga shoferët dhe një pasagjer, përkatësisht me iniciale K.M dhe V.Zh.  Të plagosurit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane plagosen 2 persona në tiranë aksident ne tirane plagosen 2 persona në tiranë

Sondazh

Poll