Aktualitet

Dhunoi gruan, një tjetër përndoqi ish-të dashurën, preu kabllot elektrike/ Policia e Tiranës arreston në flagrancë 5 sht

22 Shtator 2020, 08:51 Nga DOSJA
Dhunoi gruan, një tjetër përndoqi ish-të dashurën, preu

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në bazë të njoftimit zyrtar  të policisë bëhet me dije se policia ka vënë nën pranga shtetasin  B. K., 48 vjeç për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në flagrancë është arrestuar edhe  shtetasi R. P., 23 vjeç, sepse ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën. Ndërkohë për vjedhje është arrestuar shtetasi A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri është  parë duke prerë kabllo elektrike.

Gjithashtu 36-vjeçari me iniciale R. G., është arrestuaar pasi  në rrugën “Ali Demi” ai u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u arrestuar shtettasi me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një qytetare.

Njotimi i Plotë:

Tiranë. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 48 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.  Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. P., 23 vjeç, sepse ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar (punohet për identifikimin dhe kapjen e tij) është kapur në flagrancë duke prerë me mjete prerëse një pjesë kablloje elektrike nëntokësore të ndriçimit të bulevardit. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  R. G., 36 vjeç, pasi  në rrugën “Ali Demi”, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shtetas ne tirane arrestohen ne flagrance tirane vjedhje arrestohen 5 shtetas ne tirane arrestohen ne flagrance tirane vjedhje

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 08:04

TIRANË- Preken nga COVID-19 tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, si dhe një gjyqtar e një prokuror i SPAK-ut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ...