Aktualitet

22 Shtator 2020, 08:04 Nga DOSJA

TIRANË- Preken nga COVID-19 tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, si dhe një gjyqtar e një prokuror i SPAK-ut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas konfirmimit të rasteve, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dyert për një periudhë 15 ditore. Kështu, asnjë qytetar dhe avokat nuk do të lejohet të futet brenda, por në punë do të jetë vetëm administrata.

Ndërkohë në Prokurorinë e Posaçme puna vijon normalisht ndërsa janë shtuar kontrollet dhe matet temperatura e çdokujt që frekuenton institucionin.

Së fundmi është rritur ndjeshëm numri i punonjësve të infektuar në institucionet e vendit. Sot rezultuan të infektuar edhe 2 punonjës të doganës së Kakavijës. Sakaq, 3 ditë më parë rezultuan të infektuar edhe 3 prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Tiranës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 3 prokurorë të infektuar prokuroria e tiranës mbyll dyert 3 prokurorë të infektuar prokuroria e tiranës mbyll dyert

Sondazh

Poll