Aktualitet

LISTA ME PRONAT/ GJKKO sekuestron pasuritë e Kelmend Balilit dhe të vëllait, 40% kalojnë në favor të shtetit

22 Shtator 2020, 06:34 Nga DOSJA
LISTA ME PRONAT/ GJKKO sekuestron pasuritë e Kelmend Balilit dhe të

TIRANË–  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Kelmend Balilit dhe vëllait të tij, pothuajse një vit pas dënimit me 10 vite burg të të njohurit si ‘Eskobari i Ballkanit’. Përmes një njoftimit zyrtar, GJKKO njofton se ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit 40% të pasurive të dy vëllezrve Balili.

Konkretisht janë sekuestruar 16 apartamente në Sarandë, një njësi banimi, po në Sarandë, objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, truall me sipërfaqe 1716.91 m2 dhe truall me sipërfaqe 11.994 m2, gjithashtu me vendndodhje në Sarandë. Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe 40% e këtyre pasurive në pjesë ideale do të kalojë në favor të shtetit.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi :

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Kush është Kelmend Balili?

Klemend Balili, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” po vuan dënimin me 10 vite burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Dënimi u dha në tetor të vitit 2019. Së fundmi, Balili i ka kërkuar trupit gjykues që t’i ndryshojë kushtet e sigurisë së vuajtjes së dënimit, duke e transferuar nga një burg i sigurisë së lartë siç është burgu i Peqinit në një burg të sigurisë së zakonshme, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjkko sekuestron pasurite e balilit kelmend balili gjkko sekuestron pasurite e balilit kelmend balili

Sondazh

Poll