Aktualitet

Shiste drogë në shkolla, arrestohet 20-vjeçari në Krujë, iu gjet kokainë dhe hashash në xhep

22 Shtator 2020, 06:13 Nga DOSJA
Shiste drogë në shkolla, arrestohet 20-vjeçari në

KRUJË– Një 20-vjeçar me inicialet A. C., është vënë në pranga pasi akuzohet se trafikonte lëndë narkotike në ambientet e shkollave në Krujë.

I riu u arrestua një ditë më parë, pas një vëzhgimi disa javësh, ku ishte pikasur pranë ambienteve të shkollave dhe i shoqëruar me nxënës të ndryshëm. Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, policia ndaloi për kontroll 20-vjeçarin dhe e vuri në pranga.

Gjatë kontrollit, të arrestuarit ,iu gjet dhe iu sekuestrua 3 doza kokaine në xhep dhe 20 gram hashash në makinë, të cilat ua shiste nxënësve nëpër shkolla.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20 vjecari ne kruje kruje arrestohet 20 vjecari ne kruje kruje

Sondazh

Poll