Aktualitet

Policia aksion tek Brryli/ Prangoset i riu brenda në lokal, dhjetra efektivë ‘bllokojnë’ zonën

21 Shtator 2020, 22:03 Nga DOSJA
Policia aksion tek Brryli/ Prangoset i riu brenda në lokal, dhjetra

TIRANË– Një arrestim ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person është arrestuar teksa ndodhej në një bar të zonës.

Sipas dëshmitarëve, disa furgona Policie zbarkuan në zonë, ndërsa dhjetra efektivë rrethuan lokalin ku edhe ndodhej “targeti”. Me kokën ulur, të riun e prangosën dhe e futën në furgonin e Policisë.

Deri më tani Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me ngjarjen, duke lënë “mister” edhe emrin e të prangosurit.

Ditët e fundit, Policia është në terren në disa Bashki të vendit dhe ka nisur një aksion për prangosjen e personave me precendentë kriminalë me qëllim vënien e tyre para drejtësisë. Një nga emrat e të arrestuarve është ai i Erion Alibej, i cili akuzohet si porositës dhe organizator i disa vrasjeve në zonën e Elbasanit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane policia e shtetit tirane arrestim ne tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll