Aktualitet

Raportim për çdo rast të dyshimtë! Ja institucionet që do kenë Koordinator Antikorrupsion, miratohen pagat

21 Shtator 2020, 13:21 Nga DOSJA
Raportim për çdo rast të dyshimtë! Ja institucionet

TIRANE- Janë vendosur koordinatorët antikorrupsion që do të jenë në institucionet kyçe të administratës publike. Këta do të raportojnë rregullisht për çdo rast të dyshuar që do të vënë re në institucionet.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Dikasteret ku do të vendose rrjeti i koordinatorëve, ashtu si dhe pagat e këtyre të fundit, ndërkohë që do të jenë pjesë e organikës dhe strukturës së institucioneve.

Pagën më të lartë do ta ketë Koordinatori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që do të trajtohet në nivelin II-a, ndërkohë që në institucionet e tjera, anëtarët e këtij rrjeti do trajtohen me pagat e niveleve II-b e më poshtë.

Në nivel qendror koordinatorë antikorrupsion do të kenë: Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Inspektorati  Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Qendrore e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dikasteret këshilli i ministrave dikasteret këshilli i ministrave

Sondazh

Poll