Aktualitet

Kërkohet burgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin e Kasëm Pirjasin, vranë me sëpatë nënë e bir, dogjën banesen

21 Shtator 2020, 12:51 Nga DOSJA
Kërkohet burgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin e

TIRANE– Prokuroria kërkon burg për jetë për Hysnie Hoxhallarin e Kasëm Pirjasin të cilë vranë me sëpatë nënë e bir e më pas dogjën banesën e tyre.

Krimi i ndodhur në janar të vitit 2018 ku nusja e shtëpisë në bashkëpunim me të dashurin masakruan nënë e bir e më pas i dogjën të gjallë bëri bujë të madhe mediatike në vend.

Krimi u zbardh nga policia pasi çifti u kapën në tenativë duke zhdukur kartat e telefonit.

Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin, pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnia. Tashmë të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit makabër që kanë bërë në bashkëpunim.

Si ndodhi ngjarja?

Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec, u ekzekutuan dhe më pas u dogjën në qytetin e Vlorës në janar të 2018-ës.

Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë. E moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë.

Nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj Kasem Pirjasi, u morën në atë kohë si të pandehur nga Krimet e Rënda dhe dërguar për gjykim për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgim i perjetshem burgim i perjetshem

Sondazh

Poll