Aktualitet

Vodhi nga dy makina një shumë parash dhe dy telefona, arrestohet  41 vjeçari në Tiranë, në pranga edhe tre drejtues mjete

21 Shtator 2020, 13:17 Nga DOSJA
Vodhi nga dy makina një shumë parash dhe dy telefona, arrestohet 

TIRANË– Një 40 vjeçar  është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ai është kapur me një biçikletë e cila sipas policisë dyshohet se është e vjedhur. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, duke qenë se policia ka zbuluar se disa kohë më parë shtetasi me iniciale D.T kishte vjedhur nga dy makina një shumë parash prej 75 mijë lekësh dhe dy telefona.

Po ashtu sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se në pranga janë vënë edhe tre drejtues mjetesh, pasi këta të fundit janë kapur në flagrancë duke drejtur mjetin pa leje dhe në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë 

Tiranë-Ndalohet një shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.

Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin të shtetasit D. T., 41 vjeç, pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Në vijim të veprimeve të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, dyshohet se ky shtetas, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. K., 51 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-S. I., 57 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.51 mg/l.

-E. J., 28 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e triranes tirane policia e triranes tirane

Sondazh

Poll