Sport

Liga e Futbollit nuk i zë besë qeverisë: Përshëndesim deklaratën e Fidel Yllit, bojkoti vazhdon!

21 Shtator 2020, 12:59 Nga DOSJA
Liga e Futbollit nuk i zë besë qeverisë: Përshëndesim

TIRANË– Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua mbledhja e Ligës Profesioniste në lidhje me bllokimin e futbollit. Prezent ishte edhe Fidel Ylli, deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe i autorizuari nga kryeministri për të negociuar në lidhje me katër kërkesat e parashtruara nga Liga dhe përfundimin e bojkotit. Mbledhja e sotme duket se i ka dhënë udhën mbylljes së problemeve dhe gjithçka pritet të nisë shpejt.

Fidel Ylli u shpreh se pretendohet që kampionati të nisë javën e ardhshme, megjithatë mbetet të shihet, pasi presidenti i Ligës së Kategorisë Superiore, Edvin Libohova ka një tjetër qëndrim. Ai deklaron se bojkoti do të vazhdojë, por përshëndet vullnetin e qeverisë për të plotësuar kërkesat.

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, u shpreh Libohova.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edvin libohova fidel ylli liga profesioniste tirane edvin libohova fidel ylli liga profesioniste tirane

Sondazh

Poll