Sport

Real Madrid “minierë ari”, arkëton 110 milionë euro duke shitur të padëshiruarit

20 Shtator 2020, 11:28 Nga DOSJA
Real Madrid “minierë ari”, arkëton 110 milionë euro

MADRID– Real Madrid ka siguruar të arkëtojë plot 110 milionë euro, duke shituar Achraf Hakimin për 40 milionë euro te Interi, Sergio Reguilon te Tottenham për 30 milionë euro, James Rodriguez te Everton për 25 milionë euro dhe Oscar Rodriguez te Sevilla për 15 milionë euro.Përveç këtyre parave të arkëtuara, që përmirësojnë ndjeshëm bilancin e Los Blancos, Florentino Perez u ka kursyer arkave të klubit edhe të paktën 15 milionë euro, nga huazimi i Gareth Bale te Tottenhami.

E nëse të gjithë klubet po vuajnë jo pak për të kryer operacionet e synuara në merkato, kjo për shkak të efekteve të koronavirusit, Reali i Madridit po ia del mjaft mirë të arkëtojë para e të ulë shpenzimet, por njëkohësisht edhe të mos prekë boshtin kryesor të skuadrës së drejtuar nga Zidane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport florentino perez la liga real madrid florentino perez la liga real madrid

Sondazh

Poll