Sport

Koronavirusi bllokon Muriqin, sulmuesi i Lazios pritet të…

21 Shtator 2020, 08:49 Nga DOSJA
Koronavirusi bllokon Muriqin, sulmuesi i Lazios pritet të…

ROMË– Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, lojtari i Kosovës është infektuar me koronavirus pas kalimit te Lacio, teksa kjo është zbuluar nga testet e bëra së fundmi.

Në këtë situatë, Muriqi është i detyruar të qëndrojë në karantinë për një periudhë 2 javore, për t’iu nënshtruar më pas testit të radhës, i cili nëse del negativ, atëherë sulmuesi do të ishte i gatshëm të bashkohej me Lacion për të qenë gati në ndeshjet e kampionatit.Mediat italiane raportojnë se sulmuesi është prekur nga koronavirusi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio muriqi lazio muriqi

Sondazh

Poll