Sport

“Vazhdoni kampionatin që të takoni kryeministrin”, Fidel Ylli luan gjithçka për gjithçka në mbledhjen e Ligës: Takimi

21 Shtator 2020, 12:46 Nga DOSJA
“Vazhdoni kampionatin që të takoni kryeministrin”, Fidel

TIRANË-Në mbledhjen e Ligës ditën e sotme i pranishëm ishte edhe i dërguari i qeverisë për bisedime, Fidel Ylli. Pas mbledhjes së zhvilluar, në fjalën e tij për mediat, ky i fundit ka deklaruar se vullneti i qeverisë është të gjejë zgjidhje, ndërsa nëse presidentët kërkojnë të takojnë kryeministrin, atëherë më mirë të nisin kampionatin dhe kështu atmosfera të jetë më pozitive.

“Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrtar e kryeministrit. Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare.Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia.

“Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, të cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”, u shpreh Fidel Ylli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama fidel ylli fshf liga profesioniste edi rama fidel ylli fshf liga profesioniste

Sondazh

Poll