E larguan nga Manchester United, Zaha u hakmorr duke i shënuar 2 gola: Thonin se shkoja me vajzën e trajnerit
20 Shtator 2020, 13:33Nga DOSJA
ANGLI– Manchester United u mund dje 3-1 nga Crystal Palace në javën e parë të kampionatit për “Djajtë e Kuq”. Wilfred Zaha,ish-sulmuesi arriti të shënojë një dy golësh,me lojtarin që e larguan pa shumë probleme e me një “etiketë” aspak të bukur.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë firmosi në vitin 2013 me Manchester United dhe u konsiderua si blerja më premtuese për “Djajtë e Kuq”. Ish-tekniku i asaj kohe David Moyes e mori nga Crystal Palace, por katapultimi në një nga klubet më të rëndësishme u kthye në makth për lojtarin.Në dhomat e zhveshjes së klubit u përhap një thashethem sikur lojtari shkonte në shtrat me vajzën e trajnerit. Në një intervistë me Rio Ferdinand, Zaha rikthehet të flasë për ato vite që ishin si një ferr.
“Në klub askush nuk më tha gjë, nuk dija çfarë të bëja. Më kujtohet që kisha postuar diçka si ‘thashetheme budallallëqe’. E pastaj nga klubi më thanë ‘nuk duhej të bëjë këtë, e as këtë’, askush nuk më ndihmoi. Unë isha aty, vetëm, e kisha probleme sepse njerëzit thoshin se shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit e se për këtë nuk luaja”. Kjo histori zgjati aq shumë sa në një pikë mu duk absurde që trajneri nuk vinte të më thoshte dicka në lidhje me këtë. Akoma edhe sot njerëzit mendojnë se është një histori e vërtetë. E të mendosh që unë as e kam njohur vajzën e Moyes!”.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Napoli e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në kampionatin italian, pasi ia doli të marrë një 3-pikësh falë fitores me shifrat 0-2 në transfertën nd...
MADRID– Real Madrid ka siguruar të arkëtojë plot 110 milionë euro, duke shituar Achraf Hakimin për 40 milionë euro te Interi, Sergio Reguilon te Tottenham...
KOLUMBI-Që historia e futbollit kolumbian është shënuar nga trafiku i drogës kjo nuk është sekret për askënd, ndërsa koha kalon histori të reja dalin nga ditë...
GANË-Një autobus me 36 futbollistë të rinj është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Ganë dhe pasojat kanë qenë fatale për të paktën 6 prej tyre, të cilët kanë h...
BRAZIL-Rio de Janeiro rikthen tifozët në stadium. Në stadiumin “Maracana” pikërisht më datë 4 tetor, e vlefshme për javën 13-të të kampionatit brazilian do të l...
ITALI- Verona dhe Roma ndanë pikët në sfidën e zhvilluar në “Bentegodi”, aty ku Marash Kumbulla u kthye si kundërshtar, por vetëm në stolin e rezervave. Edhe ps...
HOLANDË-Armando Broja shënon golin e tij të parë në kampionatin holandez. Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, gjeti ...
LONDËR– Gareth Bale është kthyer! Futbollisti uellsian largohet nga Reali i Madridit për t’u kthyer sërish në shtëpinë e tij, te Tottenham. Me fanell...
GJERMANI-Java e parë e Bundesligës flet për skuadrat udhëtuese. Pas fitores së thellë të Bayernit 8-0 ndaj Schalkes, sfidë që ngriti siparin e kampionatit, në 5...