Real Madrid “minierë ari”, arkëton 110 milionë euro duke shitur të padëshiruarit
MADRID– Real Madrid ka siguruar të arkëtojë plot 110 milionë euro, duke shituar Achraf Hakimin për 40 milionë euro te Interi, Sergio Reguilon te Tottenham...
ITALI-Napoli e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në kampionatin italian, pasi ia doli të marrë një 3-pikësh falë fitores me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Parmës në “Ennio Tardini”, ku ishin të pranishëm 1000 tifozë sipas vendimit të ri.Pjesa e parë ishte e balancuar me rezultatin që përfundoi në 0-0.Me të njëjtin ritëm nisi edhe pjesa e dytë, por deri në minutën e 61-të, kur Gattuso vendosi të aktivizojë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Napolit, Victor Osimhen në vendin e Diego Demme.
Rezultati ishte i menjëhershëm, sepse vetëm dy minuta më vonë Osimhen u shfaq rrezikshëm në zonë dhe më pas i krijoi të gjithë hapësirën e nevojshme belgut Dries Mertens, që të shënonte golin e avantazhit.Në minutën e 77’ erdhi edhe goli i sigurisë, i shënuar nga Lorenzo Insigne.Ky i fundit luante sot ndeshjen numër 350 me fanellën e Napolit, duke u bërë futbollisti i pestë në historinë e këtij klubi, që prej këtë shifër ndeshjesh të luajtura, por rekordi i Hamsik me 520 ndeshje është ende larg.
Vlen të theksohet se brenda sfidës kishte edhe një derbi të vogël shqiptar, duke qenë se te Napoli bëjnë pjesë Hysaj e Rrahmani, ndërsa te Parma Dermaku dhe mesfushori i ri i talentuar Redi Kasa, por vetëm kapiteni i Kombëtares Shqiptare luajti për 90 minuta, ndërsa tre të tjerët e panë ndeshjen nga pankina.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MADRID– Real Madrid ka siguruar të arkëtojë plot 110 milionë euro, duke shituar Achraf Hakimin për 40 milionë euro te Interi, Sergio Reguilon te Tottenham...
KOLUMBI-Që historia e futbollit kolumbian është shënuar nga trafiku i drogës kjo nuk është sekret për askënd, ndërsa koha kalon histori të reja dalin nga ditë...
ITALI– Napoli luan pas pak çastesh ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në transfertën e Parmës (12:30). Trajnerët para disa minutash kanë publikuar ...
GANË-Një autobus me 36 futbollistë të rinj është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Ganë dhe pasojat kanë qenë fatale për të paktën 6 prej tyre, të cilët kanë h...
BRAZIL-Rio de Janeiro rikthen tifozët në stadium. Në stadiumin “Maracana” pikërisht më datë 4 tetor, e vlefshme për javën 13-të të kampionatit brazilian do të l...
ITALI- Verona dhe Roma ndanë pikët në sfidën e zhvilluar në “Bentegodi”, aty ku Marash Kumbulla u kthye si kundërshtar, por vetëm në stolin e rezervave. Edhe ps...
HOLANDË-Armando Broja shënon golin e tij të parë në kampionatin holandez. Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, gjeti ...
LONDËR– Gareth Bale është kthyer! Futbollisti uellsian largohet nga Reali i Madridit për t’u kthyer sërish në shtëpinë e tij, te Tottenham. Me fanell...
GJERMANI-Java e parë e Bundesligës flet për skuadrat udhëtuese. Pas fitores së thellë të Bayernit 8-0 ndaj Schalkes, sfidë që ngriti siparin e kampionatit, në 5...
TORINO-Andrea Pirlo ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së parë të kampionatit që Juventusi do të luajë ndaj Sampdorias në “All...