Sport

FOTO/ Juventus pa një qendërsulmues, i vetmi është Giacomo Vrioni, Pirlo grumbullon futbollistin shqiptar

20 Shtator 2020, 15:28 Nga DOSJA
FOTO/ Juventus pa një qendërsulmues, i vetmi është Giacomo

TORINO– Ditën e sotmë Juventus do të presë Sampdorian, takim i vlefshëm për javën e parë të Serie A. Pirlo debuton për herë të parë në një ndeshje zyrtare. Përtej gëzimit të debutimit, ish-mesfushorin nuk e pret një punë e lehtë. Problemi më i madh për momentin është mungesa e një qendërsulmuesi. Higuain nuk është pjesë e skuadrës, ndërsa Edin Dzeko akoma nuk është finalizuar.

Megjithatë, ndaj Sampdorias duhet të bëjnë pa një qendërsulmues tipik me emër në Europë. Në mungesë të këtij lojtari, Pirlo ka vendosur që ditën e sotme të grumbullojë Giacomo Vrionin.

Mbetet të shihet nëse do të ketë mundësi të debutojë 21-vjeçari, teksa Pirlo pritet ta nisë me Ronaldon si qendërsulmues nga minuta e parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giacomo vrioni juventus sampdria serie a giacomo vrioni juventus sampdria serie a

Sondazh

Poll