Politike

“Lyejeni këtë rrugën se duket si Bathorja e viteve ’90″… Rama vë në sedër kryebashkiakun e Beratit: Kjo ishte rrug

21 Shtator 2020, 12:05 Nga DOSJA
“Lyejeni këtë rrugën se duket si Bathorja e viteve

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” në Berat ku mori pjesë në inspektimin e punimeve në landfillin e qytetit, por edhe në disa vepra të tjera me rëndësi. Teksa po shikonte nga afër punimet e rrugës lidhëse të qytetit me kalanë, Rama debatoi me kryebashkiakun Ervin Demo të cilit i kërkoi që rruga të lyhej që të mos dukej si “rrugët e Bathores së ’90”.

PJESË NGA BISEDA E RAMËS ME DEMON NË BERAT:

Ervin Demo: Segmenti i parë shkon deri në kala.

Inxhinieri: Shkon edhe më tej se kalaja. Deri te kalaja shkon që krijohet edhe rotondoja dhe aksesi për autobusin. Ndërkohë nga kalaja dhe deri në fund ku janë edhe shtëpitë e vjetra, aty do lidhet me shtrim me pllaka guri dhe do lidhet me pjesën e rrugës Mihal Komeno sepse bëhet unazë pastaj.

Ky ka qenë edhe koncepti që në fillim që është bërë që Mihal Komeno të jetë për këmbësorët dhe një atraksion për turistët, ndërkohë që kjo është rruga e aksesit për autobusët dhe makinat.

Edi Rama: Kangjellat do të vihen gjatë gjithë rrugës apo deri aty ku janë shtëpitë?

Inxhinieri: Deri aty ku janë shtëpitë.

Edi Rama-kryebashkiakut Ervin Demo: Edhe këto muret… Se kjo është rrugë turistike. Të paktën një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si të bathores të viteve ‘90.

Ervin Demo: Ky segment ka një dhënë një impakt të jashtëzakonshëm që tani sepse këtu janë varrezat e qytetit dhe këtu bëhej një katrahurë e jashtëzakonshme para se të mbaronte ky segment sepse rruga ishte shumë herë më e  ngushtë dhe  e pashtruar.

Edi Rama: E di mo se kam qenë unë këtu, ishte rrugë për tanke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vdekuri dhe vdisnin të gjallët që po e çonin në varreza.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat edi rama ervin demo berat edi rama ervin demo

Sondazh

Poll

Politike 21 Shtator 2020, 11:38

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ‘përveshur mëngët’ dhe ka bërë lëvizje në drejtorët e Bashkisë Tiranë, me qëllim që të ketë fuqi të aktivi...