Politike

Nisën përgatitjet! Rama kërkon sërish në takim socialistët, grupi parlamentar “RAPORTIM” për Asamblenë

20 Shtator 2020, 18:42 Nga DOSJA
Nisën përgatitjet! Rama kërkon sërish në takim

TIRANË– Partia Socialiste nuk ka ndërmend që ta ulë ritmin. Burime brenda socialstëve bëjnë me dije se nesër do të mblidhet grupi parlamentar se bashku me drejtuesit politikë të qarqeve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë mënyra e organizimit të Asamblesë, e cila do të ndahet në tre pjesë, por nuk do të lihet pas dore edhe raportimi lidhur me objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me takimin që pritet të zhvillohet nesër. Socialistët nuk ka publikuar as orën dhe as vendit ku do të mblidhen për të diskutuar.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Asambleja e Partisë Socialiste do të organizohet në tre rajone në javën e parë të tetorit. Shkodra, Fieri dhe Tirana do të lidhen online për të mësuar gjithë ç’do të diskutohet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike takimi i ps 20 shtator 2020 takimi i ps 20 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...